Ndeshja Vllaznia- Partizani tashme eshte zyrtarizuar qe do te luhet te merkuren ne oren 17.45 ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe ne perfundim te saj do te dale skuadra finaliste e Kupes se Shqiperise se ketij sezoni.

Rezultati 0-0 i ndeshjes se pare le te hapur gjithçka, por nga ana tjeter, pritet qe shkodranet te jene me te motivuar per te kerkuar fitoren sepse duan “te marrin hak” nga padrejtesia qe iu be ne ndeshjen e pare me mohimin e nje goli mese te sigurte.

Nderkohe, ne shkallet e stadiumit kete here pritet te kete me shume tifoze se ne dy ndeshjet e fundit dhe vete ata ne rrjetet sociale kane bere thirrje per mbeshtetje te skuadre. Po ashtu, tifozet u kane kerkuar edhe drejtuesve te klubit uljen e çmimit te biletave ne menyre qe ne stadium te kete me shume pjesmarrje.

Kjo kerkese e tyre, por edhe rendesia e ndeshjes duket se i ka bere drejtuesit e klubit qe te reflektojne dhe pritet qe ata te reduktojne ndjeshem çmimin e biletave per disa nga tribunat e stadiumit.

Megjithate nje gje e tille pritet te merret vesh diten e neserme. Kjo ndeshje mund te vendose shume gjera sa i takon fateve te Vllaznise dhe per kete arsye, kerkohen sa me shume tifoze ne shkallet e stadiumit, per ta mbeshtetur skuadren dhe per ta ndihmuar ate te kualifikohet per ne finale te Kupes se Shqiperise./SHKODRA-SPORT.COM/