Grashopersi është klubi më i titulluar në Zvicër, por vitet e fundit ka qenë një ekip që nuk ka luftuar për tituj, por për shumë më pak.

Kapiten i ekipit zviceran është mesfushori i kombëtares, Amir Abrashi dhe ai nuk e ka fshehur zhgënjimin për rezultatet e dobëta që po jep skuadra e tij.

Në një intervistë, mesfushori u shfaq i xhindosur me performancën që ka dhënë ekipi, i cili u shpreh: “Ne nuk sqarohemi sa duhet. Pësuam gol nga një rivënie.

Me Lucernin duhet të mbrohemi më me konsekuencë. Nëse se bëjmë, atëherë kampioni i rekordeve mund të kapet nga vorbulla e rënies”, ishin fjalët e Abrashit.