Teuta-Vllaznia ishte vlerësuar si kryendeshja e javës së 22-të të Superiores, pasi u gjykua me 6 arbitra, ku kryesorët ishin me stemën e FIFA-s.

Enea Jorgji u ndihmua nga asistentët Ridiger Çokaj dhe Rejdi Avdo, ndërsa arbitra linje ishin Ardian Beqiri dhe Roxher Muska. I katërt ishte Arbër Zalla. Rastet për moviolë ishin minimale në këtë takim, kështu që gjykimi nuk pati asnjë ndikim në rezultat.

Ajo që nuk shkoi në këtë takim ishte lejimi i vonesave të shumta nga gjyqtari Jorgji, i cili në disa raste u bë edhe protagonist duke ndalur lojën dhe sqaruar stafet teknike për vendimet e marra.

Plus disa ndërhyrje Jorgji i kaloi pa i ndëshkuar me kartonë të verdhë. Stafi teknik i Vllaznise protestoi herepashere ne adrese te arbitrave per te mos i lejuar keto vonesa, por kjo nuk solli asnje reagim te tyre.