Elseid Hysaj ka qenë një kërkesë specifike e Mauricio Sarrit te Lacio, pasi trajneri njeh shumë mirë atë që mund të bëjë mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare. Por kjo nuk do të thotë se ky i fundit do të jetë një trajtim të veçantë nga tekniku.

Përkundrazi, ky i fundit nuk ngurron edhe t’i “tërheqë veshin” publikisht mbrojtësit sa herë që sheh se ai nuk zbaton kërkesat specifike të teknikut.

Një nga ato është që ekipi të përpiqet që të luajë topin në tokë që nga prapavija dhe duket se një nga defektet që Hysaj duhet të korrigjojë, është se shpesh kërkon topin e gjatë.

Ndaj në stërvitjen e sotme, sipas mediave italiane. Sarri i është drejtuar mbrojtësit me një “kërcënim” të qartë. “Herën tjetër që do të ngresh topin, do të të jap penallti kundër”, ishin fjalët e trajnerit gjatë ndeshjes brenda grupit të skuadrës. Një mesazh që shkoi mirë te mbrojtësi, i cili deri në fund të seancës nuk e përsëriti më një gjë të tillë.