Mbrëmjen e djeshme janë luajtur të gjitha duelet e fundit të fazës kualifikuese të Ligës së Konferencës. Një nga befasitë e këtij sezoni është edhe Vaduzi. Klubi i një shteti pa kampionat siguron një vend mes më të mirëve të Europës.

Lihtenshtajni nuk ka mjaftueshëm skuadra sa për të organizuar një kampionat, prandaj përfaqësuesi i tyre në UEFA përcaktohet nga Kupa e Lihtenshtajnit.

Vaduzi zhvillon garën e tij në shtetin fqinj, atë të Zvicrës.

E çudia e madhe qendron edhe në faktin se në grupet e Ligës së Konferencës, tashmë do të marrë pjesë një ekip që militon në ligën e dytë të Zvicrës. Megjithatë Vaduzi e ka merituar mbërritjen deri në këtë pikë, teksa ka eliminuar gjatë rrugës ekipe si Koniaspori apo Austria e Vienës.