Shtohet kolonia shqiptare te Istanbulspor. Ashtu siç lajmeroi diten e djeshme “Shkodra Sport”, sulmuesi shkodran Sindrit Guri është futbollisti i radhës që bashkohet me klubin tur, ku luajnë edhe të tjerë si Eduart Rroca, Kristal Abazaj, Valon Et’hemi, si dhe sulmuesi i Kosovës, Jetmir Topalli.

Guri ishte futbollist i lirë, pasi i përfundoi kontrata me Shkëndijën e Tetovës dhe ka zgjedhur pikërisht Superligën turke për të vijuar karrierën, ndonëse kishte oferta të shumta edhe në Shqipëri, kryesisht nga Partizani e Vllaznia.

Sulmuesi shkodran është duke kryer vizitat mjekësore gjatë ditës së sotme dhe pasdite do të prezantohet zyrtarisht te Istanbulspor, ku do të firmosë një kontratë 2-vjeçare.

Ky ka qene edhe synimi i lojtarit, per te firmosur ne nje kampionat te huaj dhe ia doli teksa per dy vitet e ardhshme do te jete pjese e Superliges turke me Istanbulspor ku shpreson te bekje me te miren e tij per ta ndihmuar kete skuader me lojen dhe golat qe premton se do t’i shenoje.