Vllaznia luan sot ndeshjen e javës së 25-të me Kastriotin në transfertë. Sfida që merr jetë në 13:00 në stadiumin e Kamzës, është deçizive për kuqeblutë e Thomas Brdaric, që kanë plot nëntë ndeshje që nuk dalin te loja e mirë, duke lëshuar edhe kreun e Superligës.

Bureime prane sponsorit Xhaferi bëjnë te ditur se per ekipin ne rast fitoreje do te kete serish nje shperblim. Nuk eshte e qarte nese shifra eshte 10 mije dollare apo 10 mije euro por shperblim do te kete.

Duket se ky eshte një motiv më shumë për lojtarët e Vllaznisë që të kërkojnë fitoren, ndaj një kundërshtari që I ka hapur probleme çdo skuadre.

Por ne fakt, futbollisteve te Vllaznise nuk u kane munguar asnjehere shperblimet kete sezon, pavaresisht se prej 9 javesh ata nuk po japin ate se çfare pritet prej tyre.

Per kete arsye, sot nuk duhet ta kene shume mendjen tek shperblimi dhe vlera e tij. Ata duhet te kthejne ne vend dinjitetin e tyre dhe te skuadres qe perfaqesojne dhe per kete arsye, do t’u duhet te tregojne vlerat e tyre ne fushen e lojes.