Do të luhen duke filluar nga ora 13:30, 3 ndeshjet e Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 16-të.

Në grupin A, përballje spektakolare pritet të jetë ajo mes Besëlidhjes dhe Dinamos. Kryeqytetasit do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të marrë përsëri vendin e parë, që mbahet nga Burreli, pas fitores ditën e djeshme.

Përballja tjetër është mes Vorës dhe Veleçikut, dy skuadra me objektiv mbijetesën, që do të kërkojnë me çdo kusht triumfin.

Në grupin B, ndeshja e vetme është derbi mes Turbinës dhe Elbasanit. Të dyja skuadrat ndodhen në vështirësi të mëdha këtë sezon, dhe iu bën punë vetëm fitorja.

NDESHJET:

Grupi A

BESËLIDHJA-DINAMO 13:30

VORA-VELEÇIKU (Në Pezë) 13:30

Grupi B

ELBASANI-TURBINA (Në Berat) 13:30