Pas luajtjes së raundit të 1/8-ave të Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës, është përditësuar edhe renditja e fundit e klubeve.

Komandon gjithnjë fituesi i Champions-it në fuqi, Bajerni i Mynihut, i ndjekur nga gjigantët spanjollë të Realit dhe Barcelonës. Juventusi, skuadra e parë italiane, ka humbur një pozicion dhe zbret nga podi përsëri pas eliminimit nga Portoja.

Në vend të pestë renditet Atletiko e Madridit, që ka zbritur një pozicion pas eliminimit nga Çelsi.

Dhjetë vendet e para kompletohen nga Mançester Siti, PSG, Mançester Junajtid, Liverpuli dhe Sevija. Arsenali, Dortmundi, Çelsi, Totenhemi, Porto, Roma, Ajaksi, Shahtjori, Lioni dhe Napoli kompletojnë top 20.