Vllaznia e femrave hedh edhe hapin e 13-të të suksesshëm në kampionat dhe tashmë i kanë mbetur edhe 5 të tjerë për t’u kurorëzuar si kampione e Shqipërisë për të shtatën herë rradhazi.

Pasditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin e thellë 10-0 në “derbin” me ekipin “Juban Danja”. Siç shikohet edhe nga rezultati, arritja e kësaj fitoreje nuk ka qenë aspak e vështirë për vajzat kuqeblu të cilat kanë treguar supermacinë e tyre ndaj kundërshtareve.

Rezultati është zhbllokuar që në minutën e 3-të kur Lufo ka kaluar në avantazh Vllazninë e më pas kanë shënuar njëra pas tjetrës edhe Gjini dy herë, Bajraktari, Shala, Doçi e Franja duke bërë që pjesa e parë të mbyllej kësisoj me shifrat 9-0.

Në të dytën ndërkohë golin e tetë do ta shënonte 14 vjeçarja Borci vetëm dy minuta pasi ka prekur fushën e lojës. Në minutat e tjera do të kishte vend edhe për golat e Doçit dhe Gjinit

Në këtë takim, ka debutuar me Vllazninë edhe futbollistja e kombëtares së Hong Kongut ëai e cila tani e tutje do të jetë pjesë e ekipit kuqeblu.

Me këtë fitore, Vllaznia kryeson renditjen me pikë të plota 39 pas 13 fitoreve të arritura ndërkohë që golaverazhi i saj është fantastik prej 118 golash të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar. Kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje deri në fund, ajo ecën e sigurtë drejt titullit kampion të rradhës.
www.shkodrasport.com