...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia konfirmon krizën, e tregojnë edhe ndeshjet e saj në 'Loro Boriçi'

Vllaznia konfirmon krizën, e tregojnë edhe ndeshjet e saj në ‘Loro Boriçi’

Vllaznia mori një humbje në shifrat e thella 0-4 ditën e djeshme kundër Egnatias. Ky takim në kuadër të javës së 31-të të Superiores dhe një humbje që ka komplikuar shumë situatën tek kuqeblutë. Kjo pasi tashmë shkodranët janë në vendin e 5-të me 42 pikë. 4 më pak se Egnatia që mban vendin e tretë.

E kjo disfatë konfirmon edhe njëherë momentjn negativ që po kalon tashmë ekipi i drejtuar nga Sedloski. Por nëse ndeshjet në shtëpi kanë qenë një armë e fort këtë sezon, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për periudhën e fundit. Kjo pasi kuqeblutë mes kupës dhe kampionatit kanë vetëm 1 fitore në 6 ndeshjet e fundit të zhvilluara në “Loro Boriçi”.

Duke e nisur nga humbja më e freskët, ajo e djeshmja përballë rrogozhinasve në kampionat. Për të vijuar sërish me barazimin 1-1 në gjysmëfinalen e kupës kundër Egantias në mesjavën e shkuar. Për të vijuar me fitoren kundër Erzenit në shifrat 3-1 e me barazimet 0-0 përballë Bylis dhe 1-1 kundër Partizanit. Që konfirmojnë se ndeshjet në shtëpi nuk janë më një pikë e fortë.

E tashmë kur kanë mbetur 5 ndeshje nga fundi i kampionatit, asgjë nuk është në dorën e Vllaznisë. Kuqebluve iu ngelet si mënyra më e shpejtë dhe e mundur kualifikimi në kupat e Europës nëpërmjet kupës. Pasi shihet se tashmë gara në kampionat duket se do jetë shumë e fortë dhe thuajse e pamundur për të kapur 3 vendet e para të renditjes në klasifikim.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.