Prej ditësh kemi thënë se vërehet një interes më i madh i tifozërisë shkodrane për ndeshjen e parë të këtij viti, atë që do të luhet pasditen e së premtes në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Kukësit. Në fakt kjo është vërejtur edhe ditën e sotme kur ka filluar shitja e biletave. Vetëm pasdite (paradite nuk ka patur shitje ngaqë ka patur probleme me energjinë elekrike dhe nuk ka punuar sistemi) janë shitur rreth 500 bileta.

Kjo bëhet e ditur nga punonjësit e kompanisë që merren me shitjen e tyre. Madje, interesant është fakti se në orën 18.30 kur kemi bërë foton e mësipërme, në sportele ka patur ende tifozë duke blerë bileta. Kjo do të thotë se nesër pritet një numër edhe më i madh njerëzish në sportele dhe në shkallët e stadiumit dhe mbase këtë herë mund të jetë rekordi i tyre për këtë sezon.
© shkodrasport.com