Vizita e drejtuesve te larte te Vllaznise ne Nigeri duket se ia ka arritur qellimit. Siç behet e ditur nga vete klubi shkodran, ata kane firmosur nje marreveshje bashkepunimi me “Derby Football Academy” per marrjen e lojtareve te talentuar 18-20 vjeçare te cilet fillimisht do te promovohen fillimisht me “Vllaznia B” dhe me pas, do te kalojne tek ekipi i pare.

Po ashtu, mesohet se kuqeblute do te dergojne edhe trajnerin e tyre per nje vizite disaditore ne Nigeri per te evidentuar elementet qe do te jene pjese e Vllaznise me pas. Ja çfare shkruhet ne faqen zyrtare te klubit:

“Dy drejtuesit e lartë të KF Vllaznia, administratori Suad Lici dhe drejtori sportiv Engin Firat prej disa ditësh ndodhen në Nigeri për të nisur një bashkëpunim me një Akademi të njohur atje. Pas ndjekjes së një turneu me 6 skuadra në Abuja, ato kanë udhëtuar drejt qytetit Jos, një qytet i famshëm për lojtarët e mirë që dalin nga Nigeria.

Administratori Suad Lici ra dakort me “Derby Futboll Klub” për të pasur të drejtën eksluzive për transferimin e lojtarëve jashtë këtij vendi. “Derby” ka shumë lojtarë që luajnë në skuadrën kombëtare të të rinjve të Nigerisë.

Në të ardhmen ne duam të marrim lojtarë 18-20 vjeçarë nga ky vend, për t’i afruar te skuadra jonë “Vllaznia B”, në mënyrë që të përshtaten me futbollin shqiptar dhe me lojtarët e talentuar që ne kemi në Shkodër. Në momentin që do të jenë gati, ato do të jenë më pas pjesë e skuadrës “Vllaznia A”.

Dy drejtuesit e klubit kanë rënë dakord që të dërgojmë trajnerin tonë për të bërë një vizitë të shkurtër në Nigeri, për të mbikëqyrur dhe identifikuar lojtarë që mund të vendosen në shërbim të Vllaznisë.

Presidenti i Klubit të Futbollit “Derby” Elio Faddoul dhe administratori i KF Vllaznia z.Suad Lici kanë rënë dakort për shumë çështje, të cilat do të vazhdojnë më tej me krijimin e marëdhënieve të qëndrueshme në të ardhmen”.