Vllaznia mbetet pa braziliane. Pas Hygor, tashme edhe Junior nuk do te jete me pjese e saj. Por nese te parit i kishte mbaruar kontrata, i dyti ka qene kuqeblu deri ne fund te vitit por palet kane rene dakord me marreveshje per ta nderprere kontraten e punes dhe marreveshjen e bashkepunimit.

Nje gje e tille eshte konfirmuar nga te dy palet teksa ka qene fillimisht lojtari qe ka falenderuar shkodranet dhe ka thene se do te vijoje te mbetet i dashuruar me ngjyrat kuqeblu.

Nderkohe qe klubi Vllaznia permes nje postimi ne faqen e tij zyrtare e ka falenderuar Junior per kontributin e dhene per kete skuader gjate nje viti e gjysem qe ai ka mbajtur fanellen kuqeblu. Ja çfare shkruhet ne postimin e klubit shkodran:

“KF Vllaznia bën të ditur se me futbollistin Silvion Rodrigues Pereira Junior është arritur një marrëveshje për ndërprerjen e kontratës së punës dhe të bashkëpunimit mes tyre.

Vetë lojtari ka falenderuar klubin për mundësinë që i dha për të qenë për një vit e gjysëm pjesë e skuadrës kuqeblu dhe këtë e ka bërë publike edhe përmes faqes së tij teksa është shprehur se ngjyrat KUQ E BLU do të mbesin gjatë në kujtesën e tij.

KF Vllaznia e falenderon futbollistin Silvio Rodrigues Pereira Junior dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme!”