Pavaresisht largimeve qe ka patur, Vllaznia e volejbollit te meshkujve duket se eshte ende nje ekip i forte dhe kete e ka treguar edhe sonte ne ndeshjen gjysmefinale te kupes se Federates Shqiptare te Volejbollit ndaj Tiranes.
Kjo ndeshje eshte zhvilluar ne pallatin e sportit te qytetit te Korçes dhe ne fund te tij, kuqeblute kane fituar me rezultatin e paster 3-0 dhe duke siguruar kesisoj daljen ne finale te ketij kompeticioni.
Ekipi shkodran e ka fituar setin e pare ne shifrat 25 me 17. Ne te dytin ka pak me shume rivalitet megjithate serish Vllazia fiton 25-22 dhe po ashtu edhe te tretin 25-17 dhe krejt ndeshjen me rezultatin e paster 3-0.
Djemte e drejtuar nga trajneri Ermal Kraja kesisoj kane treguar se do jene nje nga ekipet me te mira te sezonit. Sakaq, ne gjysmefinalen tjeter, ekipi i Partizani ka mundur Erzenin e dy shkodraneve Gjoklaj e Lloshi me rezultatin e paster 3-0.
Ne kete menyre, pasditen e neserme ne Korçe do te luhet finalja e kesaj kupe dhe per ta fituar kete trofe do te ndeshen ne parket ekipet e Vllaznise dhe Partizanit.
www.shkodrasport.com