Skuadra shkodrane i ka dhënë fund përgatitjeve për sfidën e parë zyrtare të këtij viti, pikërisht në orët e para të pasdites së sotme. Kuqeblutë kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore në fushën sportive të kompleksit “Hasaj” dhe pas kësaj, janë shpërndarë nëpër shtëpitë e tyre para se të nisen pastaj për në grumbullim. Kjo stërvitje e fundit ka shkuar në mënyrën e duhur dhe padyshim që në këtë mes ka ndikuar edhe kushtet shumë të mira atmosferike që kanë mbizotëruar.

Me përjashtim të Gocaj që nuk do të jetë i gatshëm për këtë sfidë, të gjithë futbollistët e tjerë do jenë të gatshëm dhe kjo ka bërë që trajneri Gjoka të vihet disi në siklet për përzgjedhjen e 18 lojtarëve për këtë ndeshje ngaqë do të lërë jashtë ndonjë nga lojtarët që ka aktualisht në stërvitje

© shkodrasport.com