Paraditën e sotme, Vllaznia ka kryer përgatitjet e fundit në prag të ndeshjes që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 13:00 ndaj Kastriotit, në stadiumin e këtyre të fundit në Kamëz.

Megjithatë, shkodranët shkojnë me disa mungesa në këtë transfertë delikate, duke filluar nga mbrojtësit Marko Juriç dhe Darko Bulatoviç, si edhe mesfushorin anësor Liridon Latifi për shkaqe dëmtimesh.

Kujtojmë që, ndeshja e parë e zhvilluar në Shkodër, do të përfundonte me fitoren e Vllaznisë, 1-0, pas atij goli të shënuar nga Ardit Hoxhaj. Tashmë, të dy ekipet do të përballen sërish, por Vllaznia do të gjejë një Kastriot më të karikuar dhe me një trajner të ri, siç është Ardian Mema.

Megjithatë, Josa e ka të qartë se si do t’i përgjigjet Kastriotit në këtë takim. Ndeshja midis Kastriotit dhe Vllaznisë do të luhet ditën e nesërme në orën 13:00 në stadiumin e Kamzës dhe do të transmetohet live në kanalet e platformës “OverSport”.
Maringlen ZHIVANI