Brazili u eleminua nga Kroacia në fazën çerekfinale pas ekzekutimit të penalltive. Legjenda e futbollit brazilian, Cafu ka folur mbi ndeshjen finale ku nuk ka munguar dhe komentet mbi atë eleminim të “hidhur” ndaj Kroacisë.
Dy herë kampion bote me Brazilin, në vitin 1994 dhe 2002 Cafu ka zbuluar ekipin që do të mbështesë në finalen e madhe.
Deklarata e Cafu:
“Unë do të mbështes Messin dhe automatikisht Argjentinën. Messi zhvilloi një turne të madh. Argjentina humbi ndeshjen e parë dhe të gjithë filluan ta kritikojnë atë. Papritur ai mori në menaxhim ekipin. Më pëlqejnë lojtarët e mëdhenj, ata që bëjnë diferencën dhe ai është njëri prej tyre për mua.
Eleminimi me Kroacinë erdhi në katër minutat e fundit, kjo ishte e vetmja gjë negative. Mungesa e vëmendjes e nxori Brazilin nga Kupa e Botës dhe kjo është turp, sepse kishim lojtarë shumë të mirë, të rinj dhe me përvojë”.