Ekipi i Vllaznise ka zhvilluar pasditen e sotme seancen e rradhes stervitore e cila eshte zhvilluar serish ne stadiumin e qytetit te Bilishtit.
Kjo ka qene seanca e fundit stervitore ne kete stadium dhe ne kete qytet sepse neser paradite kuqeblute do te zhvillojne seancen e rradhes ne nje nga palestrat e Korçes.
Nderkohe siç eshte bere e ditur, pasdite ne oren 17.00 ata do te luajne ne Pogradec miqesoren ndaj ekipit vendas dhe menjehere pas perfundimit te saj do te nisen drejt Shkodres, duke i dhene fund kesisoj qendrimit njejavor ne juglindje te vendit.
Nje gje e tille behet e ditur edhe permes faqes zyrtare te klubit ku shkruhet:
“Ekipi i Vllaznisë ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e fundit stërvitore në stadiumin e qytetit të Bilishtit. Nesër paradite seanca e rradhës do të zhvillohet në palestër dhe pasdite siç është lajmëruar, do të luhet ndeshja miqësore me ekipin e POgradecit në orën 17.00 në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit”.