Kosova arriti të barazonte mbrëmjen e djeshme ndaj skuadrës së Moldavisë me shifrat 1-1, por pati jo pak shqetësim kur në minutën e 75-të Rashica u dëmtua dhe iu desh të linte fushën, ku u zëvendësua nga Elbasan Rashani.

Pas ndeshjes Rashica i është nënshtruar menjëherë testeve mjekësore për të zbardhur shkallën e dëmtimit. Është klubi i Verder Bremen, që qetëson gjithë tifozët e saj dhe të Kosovës, duke zbardhur dëmtimin e sulmuesit 23-vjeçar.

Klubi gjerman bën me dije se Rashica ka pësuar vetëm një ndrydhje të gjurit, çka nuk është dëmtim serioz dhe kërkon pak kohë për tu rikthyer në fushë. Një lajm shumë i mirë ky edhe për vetë sulmuesin, që po pret për një transferim drejt një klubi të madh.

Rashica pritet të kthehet pas dy-tre javësh në fushën e lojës, ndërkohë që fluturon menjëherë drejt Gjermanisë për t’iu nënshtruar riaftësimit, duke mos qenë i gatshëm për Kosovën në ndeshjen e ardhshme ndaj Greqise, pas pak ditësh. /vipsport/