Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia me dilema për mesfushën dhe sulmin para Laçit

Vllaznia me dilema për mesfushën dhe sulmin para Laçit

Vllaznia do te luaje neser ne oren 13.45 ndeshjen e rradhes per kampionat, ate ndaj Laçit ne transferte dhe kuptohet qe synimi eshte per te kerkuar fitoren ndonese duket nje mision i veshtire.

Nga sa behet e ditur, stafi teknik i skuadres shkodrane po i jep doren e fundit pergatitjeve dhe idese se si do te luaje ndaj kurbinasve qe jane te pozicionuar ne vendin e dyte te renditjes.

Per momentin duket se vetem porta dhe mbrojtja jane te stabilizuara dhe dihet se kush do te luaje, nderkohe qe ka ende dilema per lojtaret qe do te luaje ne repartin e mesfushes dhe sulmit.

Kuptohet jo per te gjithe lojtaret, por jane 2-3 dilema. Po ashtu edhe per vendosjen ne fushe, nese do te luhet me nje mesfushe ne forme rombi si ndaj Kastriotit dhe me dy sulmues, apo me skemen e zakonshme me tre mesfushore dhe tre sulmues.

Natyrisht qe do jete Brdariç ai qe do te vendose ne fund, por Vllaznia eshte e qarte se do te tentoje te marre fitoren e trete sezonale neser ndaj Laçit./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments