Vllaznia e mbylli fazën e parë të kampionatit me një fitore në shifrat 2-1 kundër Bylis. Sukses ky që i mban kuqeblutë në vendin e 4-ët të renditjes me 14 pikë, 5 pikë pas Partizanit, që mban vendin e parë me 19 pikë. Por kuqeblutë duket se këtë edicion kanë pikë të fortë pikërisht ndeshje në “Loro Boriçi”.
Shkodranët kanë zhvilluar 4 ndeshje këtë sezon deri më tani në shtëpi. Duke grumbulluar kështu 9 pikë, pas suksesve 2-1 kundër Kukësit, 1-0 përballë Kastriotit dhe suksesi i fundit kundër Bylis në shifrat 2-1. E vetmja skuadër që ka marrë pikët, madje të plota në “Loro Boriçi” ka qenë Partizani. Që ka triumfuar 1-2 në Shkodër.
Kuqeblutë janë skuadra me statistikat më të mira përsa i përket dueleve shtëpiake, pasi me 9 pikë janë të parët. Pas tyre vjen Erzeni me 8 dhe Bylis 7 pikë të grumbulluara në stadiumet e tyre. Por ndeshjet në transfertë nuk kanë qenë kaq të suksesshme për 9 herë kampionët e vendit.
Pasi ka vetëm 1 fitore të arritur kundër Tiranës në shifrat 1-2, barazimi kundër Teutës me rezultatin 0-0 dhe ai kundër Laçit (1-1). E ndërsa kanë ardhur edhe disfatat kundër Erzenit (1-0) dhe Egnatias (3-0). Në një klasfikim për vetëm ndeshjet jashtë shtëpisë, Vllaznia ndodhet në vendin e 7-të me 5 pikë. Ku më keq kanë bërë Laçi, Bylis dhe Teuta me nga 4 pikë secila.
Endri ÇINARI