Vllaznia e femrave do te luaje diten e neserme ne oren 21.00 ndaj Çelsit ne fushen e ketij te fundit ne sfiden e dyte te grupit A te “UEFA Women’s Champions League”

Presidenti i ekipit te Vllaznise Lazer Matija ne nje prononcim per “Shkodra Sport” nga Londra mbremjen e sotme eshte shprehur: “Kuptohet qe kemi te bejme me nje sfide shume te rendesishme por njekohesisht edhe te veshtire sepse kemi te bejme me nje ndeshje te nje niveli te larte.

Une i siguroj te gjithe se Vllaznia do te tregoje serish karakter dhe ne do te hyjme ne fushe per te marre me te miren, pavaresisht se çfare do te dhuroje 90 minuteshi. E rendesishme eshte qe skuadra do te paraqitet denjesisht ne fushe ashtu si ndaj Realit te Madridit”.

Nderkohe i pyetur per atmosferen shume entuziaste qe pritet te krijohet neser nga tifozet shkodrane dhe shqiptare ne stadiumin “Kingstom”, presidenti Matija eshte shprehur: “Aq me teper kur jemi jashte Shqiperise tifozi eshte nje element i rendesishem per ekipin e Vllaznise.

Ne na kane pritur shume mire qe ne aeroport, ne hotel por edhe kudo neper Londer dhe besoj se edhe neser do te jene te shumte ne stadium per te na mbeshtetur dhe une dua t’i falenderoj te gjithe pa mase”.

Te plote prononcimin e presidentit Lazer Matija mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: