Ekipi shkodran MFC Panthers merr edhe fitoren e peste rradhazi ne kampionat dhe vazhdon te kryesoje me merite renditjen e kampionatit 9×9 te emertuar “Sunday League” qe organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Mbremjen e sotme ajo e ka fituar edhe ndeshjen e rradhes, ate ndaj CCBS me rezultatin 4-1 ku autore te golave per te kane qene Besfort Gjoklaj i cili e ka derguar 2 here topin ne rrjeten kundershtare, Albert Mila ndersa i katerti ka qene autogol i Dalipit. Kjo ishte fitorja e peste rradhazi per kete ekip qe drejtohet nga trajneri Fatmir Axhani.

Ekipi i MFC Panthers, në katër ndeshjet e luajtura më parë, ka arritur të sigurojë katër fitore dhe ndodhet në krye të renditjes në tabelën e klasifikimit me 12-pikë të plota. Në katër ndeshjet e para, shkodranët kanë mposhtur ekipin e Jata 3-0, ekipin e Futura Dent 4-0, ekipin e Albamer me rezultatin 2-1 dhe javën e kaluar, ekipin e North Gate me rezultatin 3-1.

Futbollistët e MFC Panthers kanë objektiv fitimin e këtij kampionati dhe prandaj, drejtuesit e këtij ekipi kanë menduar të kenë në rradhët e tyre edhe ish-futbollistë të njohur. Në përbërje të ekipit MFC Panthers Shkodra, bëjnë pjesë emra të njohur të futbollit shkodran dhe atij shqiptar.

Kështu, për të përmendur disa emra, të cilët kanë spikatur vitet e fundit në futbollin e kalçetos, janë Fatos Behari, Fatjon Nutaj, Fatjon Marku, Besford Gjoklaj, Brendon Smajli, Admir Teli, Ardit Mesi, Oltion Drabeja, Semir Gokaj, Admir Mehja, Valdano Nimani, Albert Mila, Hamdi Salihi, Redi Osmanaga apo edhe presidenti i ekipit të MFC Panthers Shkodra, Ergi Axhani.
Maringlen ZHIVANI