Siç është bërë e ditur, sot në orën 14.30 në Ulqin do të zhvillohet ndeshja miqësore në mes dy ekipeve të Vllaznisë, atij A dhe B. Një ndeshje kontrolli që do t’u shërbejë trajnerëve Gjoka e Kraja për të parë gjendjen e futbollistëve të tyre. Me interes natyrisht që është të shikohet gjendja e ekipit të parë i cili së fundmi ka ofruar në rradhët e tij katër futbollistë cilësorë. Pyetja që lind natyrshëm është nëse këto katër lojtarë do jenë në fushë në takimin e sotëm apo jo?
Sipas informacioneve të marra, nga Shkodra do të udhëtojnë drejt Ulqinit një numër i konsiderueshëm tifozësh shkodranë të cilët kanë dëshirë të shohin ndryshimet e fundit tek Vllaznia.
www.shkodrasport.com