Finalja e Kupës së Shqipërisë mes Laçit dhe Vllaznis, do të zhvillohet të martën më 31 maj, në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”. Vllaznia e mbylli kampionatin në vendin e pestë dhe për të arritur një vend në Kupat e Europës, duhet të fitojë Kupën e Shqipërisë.

Lajme të mira për Mirel Josën në prag të sfidës finale kundër Laçit, pasi e ka ekipin e plotë. Josa në krye të Vllaznisë, mori dy fitore në po kaq ndeshje, të dyja me rezultatin 3-1 dhe duket se shkodranët janë në një moment të mirë.

Ndërsa në kampin kurbinas, i besojnë shumë sulmit. Guindo, golashënuesi më i mirë i Superiores, Mazrekaj nga e majta dhe Akiniemi nga e djathta, kanë bërë sezon shumë të mirë me fanellën e Laçit. Kurbinasit synojnë fitimin e Kupës së Shqipërisë për herë të tretë në historinë e tyre (2013, 2015).

Pritet te jete nje sfide shume interesante e cila do te percaktoje edhe verdiktet perfundimtare te ketij sezoni duke na dhene edhe emrin e skuadres qe do te fitoje trofeun e dyte me te rendesishem ne futbollin shqiptar, por edhe emrin e skuadres se katert qe do luaje ne Kupat e Europes.