Egnatia ka mposhtur Laçin me rezultatin e ngushtë 0-1. Golin për rrogozhinasit e shënoi kongolezi Delarge, i cili pa t’i anullohet edhe një tjetër për shkak se Musta ishte offside. Ndeshje me ulje-ngritje që në fund nxjerr të fituar djemtë e Edlir Tetovës që marrin kështu fitoren e parë në kampionat.

Pas ndeshjes për Oversport foli trajneri Egnatias, Edlir Tetova.

I pyetur për fitoren

“Sigurisht ishte çlirim i madh sepse vinim nga ndeshje me lojë të mirë por pa rezultat dhe përqëndrimi ka qenë pika kryesore pse nuk kemi shënuar deri tani.”

Si ndryshoi skuadra?

“Ishte ndeshje me dy tablo, përvec pjesës së pare kemi luajtur mirë. E kishim të vështirë në fillim pasi lojtarët e huaj nuk dinin as anglisht ndaj nuk i udhëzoja dot. Në pjesën e dyte i kërkova përqëndrim dhe ekuilibër lojtarëve dhe besoj se i kemi pasur kundërshtarët gjatë gjithë kohës nën presion dhe bëmë një lojë të mirë.”

Ndryshimi i skemës

“Ne kishim nevojë për pikë, patëm lojë por jo rezultatë. Nuk ishte problem skema por përqëndrimi në lojë. Me dy tre lëvizje të vogla ndryshuam karakter dhe pas hyrjes në dhoma e zhveshjes ndryshuam dhe ja dolëm të fitonim ndeshjen.” – u shpreh Tetova