Vllaznia ka mbyllur sot seancën e radhës stërvitore në prag të ndeshjes së kthimit kundër Craiovas. Kuqeblutë janë plotësisht të përqëndruar te sfida e kthimit që luhet në Rumani më 28 korrik ora 19:30.
E njëjta gjë nuk mund të thuhet për kundërshtarët. Craiovan e pret nesër në orën 17:30 një sfidë e rëndësishme në kampionat përballë Universitatea Cluj. Kjo është java e dytë, teksa Craiova udhëton në transfertë pas një barazimi me Sepsin.
Kujtojmë se llogaritë për skuadrën që kualifikohet në turin e tretë të Conference League kanë mbetur të hapura. Takimi i parë në “Loro Boriçi” prodhoi një barazim 1-1, duke i lënë të ndezura shpresat e shkodranëve për kualifikim.
Natyrisht qe presioni me i madh kete rast eshte ne anen e vendasve dhe mbase kjo gje mund te shnderrohet ne favor per Vllaznine, megjithate do jete sfida e te enjtes se ardhshme qe do te vendose perfundimisht per kete gje.