Vllaznia do te luaje sot ne ora 19:00 ndaj Skenderbeut ndeshjen e fundit te sezonit, ate qe do t’i percaktoje vendin perfundimtare ne renditje, te tretin apo te katertin. Ne fakt, interesi per kete sfide nuk duket i larte sepse ajo nuk vlen asgje sepse skuadrat i kane arritur objektivat e tyre.

Megjithate te Vllaznia duan ta fitojne kete perballje edhe per prestigj. Si rrjedhoje, ndeshja eshte pergatitur si zakonisht ne menyren e duhur. Skuadra eshte grumbulluar ne Tirane nje nate para ndeshjes dhe me te kane udhetuar pjesa kryesore e futbollisteve.

Te vetmit qe mungojne per arsye demtimesh dhe problemesh shendetesore jane Krymi, Hakaj dhe Çoba te cilet nuk do te jene te gatshem per kete takim. Po ashtu stafi teknik nuk ka grumbulluar as sulmuesin brazilian Bruno Gomes.

Mungesat e ketyre lojtareve kane bere qe stafi te hedhe syte nga ekipi U19 dhe me skuadren jane te grumbulluar per kete ndeshje edhe futbollistet e rinj si Dodaj, Zaganjori, Halili, Hajdari e Selmani, pa lene menjane edhe portierin Jukaj qe eshte prej kohesh pjese e grumbullimeve te skuadres./www.shkodrasport.com/