Vllaznia nuk po gjen rehati me sulmin dhe stafi teknik, me ne krye trajnerin Mirel Josa, duket se ka ndermend te ndryshoje serish ne ndeshjen e rradhes, ate qe do te luaje ne Kamez diten e neserme ndaj Kastriotit.
Ndeshjen e kaluar ndaj Egnatias, trajneri Josa preferoi Ardit Hoxhajn ne maje te sulmit, te mbeshtetur ne krahe nga Mala dhe Marku. Megjithate, serish pati jo pak veshtiresi ne funksionim. Kete here eshte menduar nje zgjidhje tjeter, teksa Ante Aralica do te rikthehet serish ne maje te sulmit.
Nga sa eshte pare, trajneri Josa po sheh çdo variant te mundshem per te provuar te gjithe futbollistet qe luajne ne repartin ofensiv, teksa eshte provuar edhe sulmuesi brazilian, Kaina dhe Hoxhaj, por duket se Ante Aralica ia ka mbushur me se shumti mendjen teknikut kryeqytetas.
Ne stol, gjithashtu te gatshem per repartin e sulmit pritet te jene Kaina, Çoba dhe Hoxhaj, me ndonjerin prej tyre qe mund te aktivizohet ne pjesen e dyte.
Maringlen ZHIVANI