Ekipi i Kukësit e ka humbur ndeshjen e vlefshme për javën e 19 në Kategorinë Superiore.

Shanset për skuadrë vendase kanë qenë të shumëta, por në disa raste gabimi i futbollistëve të Kukësit e në disa të tjera reagimi i Gjonikaj, ka bërë që 45 minutat e para të përfundojnë në rezultatin e bardhë 0-0.

Pjesa e dytë ka nisur me më pak raste për shënim, teksa në momentin kur pritej goli i avantazhi nga ana e Kukësit, Rezi duke përfituar edhe nga gabimi i Koliçit, ka kaluar në avantazh skuadrën e Kamzës.

Asgjë për t’u theksuar në pjesën e mbetur të takimit, ndërsa Kukësi largohet me humbje nga kjo ndeshje.