Ndërsa Vllaznia është nisur në fazën përgatitore në prag të pjesëmarrjes në Conference League, klubi kuqeblu ka hedhur një ide interesante, sidomos për moshat e vogla.
Në një video- njoftim në faqen zyrtare në Facebook, Vllaznia njofton për nisjen e një kampusi veror për fëmijët. Në videon e shpërndarë, jepen mjaft detaje, ku veçojmë disa prej tyre.
Pjesëmarrësit do të marrin leksione teorike për futbollin, do të kenë mundësi të takojnë, bashkëbisedojnë dhe të bëjnë foto- kujtime me emrat më të njohur të këtij sporti, do të mund të njihen nga afër me klubin, historinë, funksionimin por edhe të bisedojnë me stafin aktual me në krye Thomas Brdariç.
Gjithçka do të jetë brenda 15 ditëve, nga 1- 15 korrik 2021. Nje mundesi e shkelqyer per te gjithe femijet per te qene pjesmarres ne kete kamp veror.