Mungesat e shumta tek skuadra shkodrane per ndeshjen e rradhes ndaj Skenderbeut, e kane detyruar stafin teknik te Vllaznise te vihet jo pak ne pozite per te gjetur zevendesuesit e 5 lojtareve qe nuk do te luajne.
Problemi me i madh duket se eshte ne mbrojtje. Mungesa e dy qendrave te saj, Adilit te demtuar dhe Imamit me kartona, ka bere qe ne dispozicion per takimin e rradhes te jete vetem Dajan Shehi.
Lojtar tjeter te gatshem ne ekipin e pare per momentin nuk ka. Edhe nese do ta kalonte kapitenin Gurishta ne qender, do te krijonte probleme ne te djathte.
Ne keto rrethana, trajneri Brdadiç duket se e ka gjetur zgjidhjen “brenda familjes”. Qe do te thote se ndaj Skenderbeut ne fushe mund te jete edhe i biri- Tim.
20 vjeçari qe iu bashkua kuqebluve ne merkaton e janarit, eshte i federuar me ekipin U21 dhe madje luajti ne takimin e fundit ndaj Bylisit.
Ai luan pikerisht ne qender te mbrojtjes dhe me shume te ngjare mund te jete nga minuta e pare ne fushe ndaj Skenderbeut. Te pakten keshtu eshte dukur gjate seances se sotme stervitore, teksa gjate saj ne disa skema qe trajneri po aplikonte, Tim kishte formuar dyshen e qendres sebashku me Shehin./SHKODRA-SPORT.COM/