Kur eshte mire Aralica, Vllaznia “behet me krahe”. E ka treguar kete gje ne ndeshje te veçanta dhe skuadra ka marre rezultatet e duhura. Por ka patur edhe shume te tjera, kur sulmuesi kroat nuk ka bere mire dhe kjo eshte reflektuar menjehere ne lojen dhe rezultatet e saj.
Ne tre ndeshjet e fundit, Aralica ka zhvilluar nje super-ndeshje, pikerisht ate gjysmefinale te kthimit te kupes ndaj Partizanit dhe dy te tjera pergjithesisht te dobeta, kunder Teutes dhe Partizanit per kampionat.
Por stafi teknik pret me shume prej 25 vjeçarit. Per kete arsye, gjate seances se sotme, trajneri Plori e ka marre ne vehte sulmuesin shtatelarte dhe ka biseduar me te.
Kuptohet ne rradhe te pare per t’i dhene gjithe mbeshtetjen e tij, por kuptohet edhe per t’i treguar se eshte momenti te sakrifikoje edhe pak me shume ne keto ndeshje te fundit te sezonit, ne menyre qe ne fund pastaj te gezojne te gjithe sebashku.
Aralica deri tani ka shenuar 8 gola ne kampionat, duke qene golashenuesi i dyte me i mire pas Latifit (11 gola) dhe pritshmerite ne fakt per kroatin kane qene me te medha, per me teper pas asaj ndeshje te shkelqyer qe zhvilloi ne javen e pare te kampionatit ndaj Laçit./SHKODRA-SPORT.COM/