Në emisionin Analizë Superiore në Supersport nën drejtimin e Sokol Xhihanit dhe videoanalistit të kombëtares U19, Fatjon Bardhi është diskutuar mbi atë se çfarë prodhoi java e 30-të në Abissnet Superiore.

Vllaznia-Partizani u mbyll me barazim pa gola, teksa më i miri bazuar në statistikat ishte nga skuadra e “të kuqve”. Mesfushori nga Kongo Massanga Matondo ishte zbulim i kryeqytetasve në këtë sezon.

22-vjeçari ka realizuar 76% të aksioneve, ka dhënë 88% të pasimeve të sakta, ka fituar 71% të dueleve dhe 73% të dueleve defensive.

Massanga ka bere vertete nje paraqitje te shkelqyer ne kete ndeshje, duke qene nje motor i vertete ne mesfushen e te kuqve dhe nje pengese e forte per shkodranet ne nisjen e aksioneve sulmuese.