Vllaznia e sivjetme eshte thene se ne rradhet e saj ka disa lojtare cilesore, por dy “yjet” padyshim qe jane veçuar nga te gjithe, jane Liridon Latifi dhe Victor Da Silva.
Ata ne fakt jane munduar te bejne me te miren deri me tani, pavaresisht problemeve qe kane kaluar (sidomos braziliani) dhe tashme jane rikthyer te dy ne fushe.
Por realiteti eshte se ato nuk po “e marrin per dore” Vllaznine ne keto momente te veshtira qe po kalon. Mbase gjithçka ka ndodhur ngaqe edhe ato vijne nga disa demtime qe kane patur.
Skuadra ndodhet para disa sfidave delikate, veçanerisht ajo e se merkures per kupe ndaj Partizanit dhe Latifi e Da Silva duhet te tregojne vlerat e tyre. Sezoni i Vllaznise edhe mund te rrezikohet, por nese shkon ne finalen e kupes, gjasat jane per ta shpetuar ate.
Tifozet presin shume nga kjo dyshe dhe ata kane shansin me te mire qe te merkuren t’i japin Vllaznise finalen e dyte rradhazi./SHKODRA-SPORT.COM/