Vllaznia do të luajë ditën e premte ndaj Kastriotit për ndeshjen e javës së 14-të të Abissnet Superiore, takim i cili do të luhet në stadiumin e Kamzës. Kuqeblutë, pas humbjes së pësuar të hënën me Egnatian në “Loro Boriçi”, nuk janë aty ku duhet sa i takon moralit dhe situatës psikologjike.
Në fakt, jo vetëm humbja, por edhe vetë niveli i paraqitur në fushën e lojës sollën pakënaqësi në rradhët e tifozërisë shkodrane, e cila nuk ngurroi të shpërthejë në një lum kritikash ndaj skuadrës së tyre.
Prandaj, duhet që në mënyrë urgjente Vllaznia të bëjë kthesën e duhur që në ndeshjen e së premtes ndaj Kastriotit, që gjithsesi as ajo nuk do të jetë e lehtë nga ana tjetër.
Ndërkohë për këtë ndeshje me krutanët, përveç dy mungesave të dy qendërmbrojtësve, Juriç dhe Bulatoviç, trajneri Mirel Josa nuk do të ketë në dispozicion as Liridon Latifin, i cili në përballjen me Egnatian pësoi një tjetër dëmtim, siç dihet tashmë.
Maringlen ZHIVANI