Vllaznia e re nis nga pankina. Agim Canaj pritet të jetë firma e parë në kontratën shkodrane për sezonin e ardhshëm.

Tekniku udhëhoqi skuadrën drejt ngjitjes në elitë, duke fituar besimin e drejtuesve. Por, Canaj nuk do të jetë emri i vetëm që do të rinovoj me kuqeblutë.

Silvio Junior, Olsi Gocaj, Gilman Lika, Alsid Tafili dhe Antonio Marku janë shumë pranë akordit për të rinovuar të paktën edhe për një sezon me shkodranët.

Forma e treguar dhe cilësitë e tyre kanë krijuar boshtin te skuadra e Canaj, që i beson sërish “armatës së vjetër”.

Lojtaret e mesiperm do t’i bashkohen Sherrit, Krymit, Gurishtes, Krujes, Zogajt e ndonje tjetri, te cilet jane nen kontrate dhe ne kete menyre skuadra do filloje te marre forme.

Megjithate keto emra nuk mjaftojne. Te gjithe jane te qarte se Vllaznise i duhen edhe shume perforcime por deri me tani nuk ka asnje emer konkret ne lidhje me ata qe mund te veshin fanellen e saj ne sezonin e ri.