HomeBASKETBOLLVllaznia merr vendimin: Largon 5 amerikanët

Vllaznia merr vendimin: Largon 5 amerikanët

Erdhën me shumë bujë, por u larguan shpejt nga Shkodra. Bëhet fjalë për pesë basketbollistët amerikanë që u afruan kohët e fundit tek Vllaznia si përforcim. Nga sa mësohet, ata tashmë janë kthyer sërish në vendin e tyre sepse kanë rënë dakord me drejtuesit e klubit për ta ndërprerë kontratën.

Arsyeja ka patur të bëjë me vendimin e dalë nga institucionet shtetërore të cilat vendosën që kampionatet e basketbollit dhe volejbollit të mos nisin si rrjedhojë e situatës së krijuar nga pandemia.

Në këto rrethana, kur për këtë vit nuk bëhet fjalë për të filluar, por me shumë të ngjarë as në fillimin e vitit të ardhshëm, është parë e arsyeshme që këta basketbollistë të mos mbahen më në Shkodër.

Edhe vetë lojtarët kanë shprehur dëshirën për t’u larguar dhe për këtë arsye, është vendosur ndërprerja e bashkëpunimit. Kësisoj Harris, Harding, Madisom, Laëhorn dhe Oberëeiser tashmë janë larguar nga Shqipëria dhe nuk do të jenë më pjesë e ekipit të Vllaznisë.

Presidenti Xhaferi dhe drejtuesit e tjerë të ekipit nisën punën për të ndërtuar një ekip cilësor me të cilin dëshiron të fitonin titullin e 10-të kampion.

Për këtë arsye, morën trajnerin e kombëtares Afrim Bilali për të drejtuar kuqeblutë dhe po ashtu sollën edhe pesë basketbollistët, por tashmë planet janë ndërprerë sepse nuk dihet nëse do të ketë kampionat apo jo.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments