Në dy ndeshje nuk ka pësuar asnjë gol dhe për pasojë duket se kemi të bëjmë me një skuadër të ballancuar në prapavijë. Vllaznia e këtij sezoni e ka nisur mbarë duke grumbulluar 4 pikë në dy ndeshje, me një gol të shënuar dhe asnjë të pësuar.
Por nga ana tjetër, për kuqeblutë ka dalë në skenë një problem tjetër: Pikërisht ai i numrit të madh të kartonave të verdhë të marrë në këto dy ndeshje.
Në këto 180 minuta Vllaznia ka marrë plot 7 kartona të verdhë, nga të cilët 3 në ndeshjen e parë me Laçin dhe 4 në të djeshmen ndaj Bylisit.
Kështu, në javën e parë të ndëshkuarit kanë qenë Shtubina, Kruja, Lekaj ndërsa në të dytën Malota, Shtubina, Lika, Sherri.
Siç shikohet, problemet kanë lindur menjëherë. Shtubina në dy ndeshje ka marrë dy kartona dhe kjo bën që javët e ardhshme të jenë jo të lehta për stafin teknik sepse do të ketë mungesa të lojtarëve për këtë arsye.
www.shkodrasport.com