Vllaznia dhe Mitrovica, dy ekipet kampione te padiskutueshme te Vllaznise dhe Kosoves ne futboll per femra, do te luajne nje test miqesore me njera- tjetren pasditen e sotme.

Ndeshja eshte programuar te startoje ne oren 19.00 ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe do te jete nje test shume serioz per te dy ekipet ne prag te pjesmarrjes se tyre ne Ligen e Kampioneve te Europes.

Javen e ardhshme, Mitrovica do te ndeshet ne Greqi me ekipin kampion te Norvegjise, Valerenga, pikerisht me 18 gusht, nderkohe qe dy dite me vone, Vllaznia do te luaje ne Poloni me fituesen e çiftit Ferencvarosh- Czarni.

Miqesorja e sotme do t’i vleje shume te dy ekipeve, por me se shumti Vllaznise. Kjo sepse skuadra shkodrane ka bere disa afrime ditet e fundit ne merkato dhe padyshim qe trajneri Leka deshiron t’i shohe ne fushe lojtaret e ardhura.

Objektivi i te dy ekipeve padyshim qe do te jete kalimi i turit te pare, gje qe e kane arritur dy vjet me pare dhe padyshim qe do te ishte nje sukses per ta./SHKODRA-SPORT.COM/