19 – 13, 24-18, 17 – 12,17 – 18
Vllaznia: Bërdica, Halluni, Gjoka, Nexhimi, Ndoja Tr: B. Gjeçaj (u aktivizuan: Shestani, Huti, Bekteshi)
UAT: Xheka, Selamaj, Mustafa, Ismeti TR: A. Fagu (u aktivizuan: Mileti, Prexha)
Vllaznia në basketboll për meshkuj ndeshjen e parë brenda fushe u ka dhuruar një fitore tifozëve të saj këtë sezon. Shkodranët në javën e tretë të Kampiontit kanë arritur të fitojnë ndaj Universitetit Amerikan të Tiranës (UAT) me rezultatin e përgjithshëm 77-61. Ka qenë një ndeshje që është dominuar që nga fillimi e deri në fund nga Vllaznia. Kuqeblutë kanë shfaqur një formë të mirë duke e merituar fitoren. Pas një fitoreje në javën e parë me Teutën, humbjës në të dytën me Kamza Basket, shkodrnët marrin fitoren e tretë duke mbajtur kështu me sukses vendin e tretë në renditje. Ndaj UAT takimi nis shumë i mirë për Vllaznisë teksa fillimisht rezultati shkon 9-0 duke shokuar disi miqtë. Më tej loja hyn në rrjedhën e saj por e udhëhequr srish nga vendasit. Në periodën e parë kuqebltë fitojnë 19-13. Shkodranët nuk lejojnmë gabime dhe vijojnë të luajnë mirë. Edhe perioda e dytë u takon kuqebluve teksa kësaj here fitojnë 24-18. Pas gjysmës së parë të lojës Vllaznia kryeson 43-31 duke qenë kështu më pranë fitores. Në fraksionin e tretë të sfidës djemtë e rinj të UAT e kanë të pamundur të thyejnë kuqeblutë që këtë vit krahasuar me sezonin e kaluar kanë përmirësime të dukshme. Kështu Vllaznia fiton edhe periodën e tretë 17-12 dhe e fundit mbetet thjeshtë formale sepse kuqeblutë e kanë të siguruar fitoren. Periodën e fundit janë miqtë që e fitojnë me një pikë diferencë, por që nuk mjafton për të arritur fitoren. 10 minutëshi i fundit mbyllet 17-18 dhe krejt takimi fitohet nga Vllaznia e cila në këtë fillim sezoni po shfaq një tjetër fytyrë krahasuar me dy vitet e fundit.