Vllaznia e volejbollit te femrave vijon paraqitjet shume te mira ne kampionat dhe faza e dyte e kampionatit duket se po flet vetem me gjuhen e shifrave pozitive per ta.

Vajzat kuqeblu kane mundur sot edhe Skenderbeun dhe kjo ka qene fitorja e peste rradhazi, çka tregon me se miri per momentin e mire qe po kalojne.

Ne ndeshjen e luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, Vllaznia ka dominuar ne te gjitha drejtimet ndaj kundershtarit dhe ka fituar pa shume veshtiresi me rezultatin e paster 3-0.

Ne setin e pare, korçaret arrijne te shenojne vetem 15 pike perballe 25 te shkodraneve qe e fitojne ate. Ne te dytin Skenderbeu mundohet te rregulloje diçka ne lojen e tij megjithate nuk shkon me shume se 21 pike.

Nderkohe trajneri Kroqi duke pare edhe nivelin e kundershtarit, ne setin e trete aktivizon thuajse te gjitha lojtaret e stolit megjithate niveli i lojes nuk bie dhe ky set do te fitohej serish 25-15 dhe kesisoj krej ndeshja 3-0.

Vllaznia e pozicionuar ne vendin e peste tashme, eshte ne pritje tashme te ndeshjeve te plej- ofit ku padiskutim qe do tentoje te vijoje me keto paraqitje te mira dhe pse jo, per te tentuar te shkoje deri ne finale.
© shkodrasport.com