Aleksandër Kuro është futbollisti i ri i Teutës.

Mbrojtësi i majtë që u shpall kampion me durrsakët dy sezone më parë është rikthyer te “djemtë e detit”.

Postimi i Teutës:

ALEXANDROS KOUROS RIKTHEHET NË SKUADRËN BLU! KF Teuta njofton se ka arritur marrëveshje për rikthimin e Alexandros Kouros në klubin tonë. Rikujtojmë që Alexandros Kouros në skuadrën rikthehet pas dy vitesh.

Brenda kësaj periudhe ishte pjesë e ekipit të Paeek, ndërsa së fundmi luajti për ekipin e FC Doxa. KF Teuta i uron mirëseardhjen futbollistit që u shpall kampion me durrsakët përpara dy sezoneve. Gjithashtu në të kaluarën me fanellën e Teutes, Kouros ka fituar, 1 trofe të Kupës dhe 2 trofe të Super Kupës.