Mengjesi i sotem ka qene jo ai i duhuri per shkodranet. Ne shume aspekte por mbi te gjitha, te shqetesuar per ngjarjen e rende qe ndodhi me vellezerit Bilali, Ibrahimin dhe Astritin.

Pertej arsyeve per te cilat ajo mund te kete ndodhur, ajo qe mbetet eshte hidherimi i saj qe komuniteti i sportit ka ndjere per kete ngjarje, prej se ciles kane humbur jeten dy figura te njohura te sportit te hipizmit.

Vellezerit Bilali kane qene te shquar per sportin e hipizmit sidomos i madhi- Ibrahimi ose siç e kane quajtur ndryshe shoket dhe miqte e tij “Baçi”. Fotoja e ketij shkrimi tregon me se miri gjithçka. Misherimin e nje sportisti qe bashkepunimin me kalin e tij “Mondi” e kishte shnderruar ne diçka qe nuk kishte nevoje per shume koment dhe rezultatet kurrsesi nuk mund te mungonin.

Baç Bilali eshte shpallur 14 here kampion i Shqiperise ne vitet 1981- 1994 ndersa i vellai- Astriti, eshte shpallur 12 here kampion ne vitet 1983-1994.

Te dy kanw qene kampione te padiskutueshem te Shqiperise gjate viteve ’80 ne kete sport dhe kuptohet qe lane pas nje kujtim te shkelqyer. Nuk na mbetet gje tjeter veçse te themi: Lamtumire KAMPIONË!

Në foto Astrit Bilali