Ne moshen 35 vjeçare ka vendosur t’i jape lamtumiren futbollit te luajtur pas nje karriere shume te suksesshme si ne Shqiperi, ashtu edhe jashte saj, por edhe me kombetaren shqiptare.

Pasditen e sotme do te luaje ndeshjen e fundit me Wiener Neushtadt ne Austri dhe me pas me shume mundesi do te nise te punoje si trajner po ne kete vend.

Nderkohe, klubi qe e rriti dhe e formoi si futbollist, Vllaznia, i ka dedikuar disa fjale shume interesante ne faqen e tij zyrtare ku shkruan:

MIRËNJOHJE PËR HAMDI SALIHIN
Dita e sotme do të jetë shumë e veçantë për sulmuesin shkodran Hamdi Salihi. Ka vendosur t’i japë fund karrierës si futbollist, një karrierë kjo shumë e suksesshme e cila e ka bërë atë një nga lojtarët më të njohur në vendin tonë por edhe të kombëtares shqiptare.

KF Vllaznia padyshim që është krenar se Salihi është rritur dhe formuar si futbollist pikërisht pranë tij dhe po ashtu, ai ka dhënë kontributin e tij me lojën dhe golat e shumtë në sezonet 2002-2004.
Mirënjohje për atë çfarë ke dhënë për klubin tonë, por edhe kudo ku ke luajtur tjetër sepse ke përfaqësuar me dinjitet futbollin shkodran!

Hamdi Salihi me Vllazninë:
2002-2003 3 ndeshje –
2003-2004 34 ndeshje – 14 gola
2004-2005 19 ndeshje – 15 gola