Ndeshja e prapambetur e javës së 17-të në basketboll për femra midis Studentit dhe Vllaznisë është mbyllur me fitoren e kuqebluve me shifrat 80-59. Një ndeshje pa shumë histori, të cilën skuadra mike e zgjidhi (fitorja e 10-të në kampionat) që në pjesën e parë, kur krijuan një diferencë me rivalet kryeqytetase. Perioda e parë përfundoi 12-7 për Vllazninë, e cila edhe në 10-minutëshin e dytë, disi i ekuilibruar, u shkëput dhe pjesa e parë u mbyll 35-27 për të. Në 10 minutat e treta shkodranet e administruan me qetësi lojën, madje ishin edhe më superiore në parket 27-11. Studenti e la për 10 minutat e fundit duke e mbyllur në favor 21-18, por Vllaznia ruajti epërsinë, duke marrë 2 pikë që e renditin në vendin e 4-t.
STUDENTI-VLLAZNIA 59-80
(7-12, 20-23, 11-27, 21-18)
STUDENTI: Josa, Metani, Mema, Halili, Dragoni, Çezma, B.Shima, Jani, Toçe, Halilaj, M.Shima. Trajnere: F.Mitku
VLLAZNIA: Çoçja, I.Dashja, Mlika, Mustafa, Basha, Zoga, Zukthi, A.Dashja, Beranija, Matija, Juka, Ndoj. Trajner: R.Rasha
GJYQTARË: A.Greva A.Bejko