Vllaznia eshte skuadra e dye finaliste e kampionatit kombetar te volejbollit per meshkuj per sezonin 2018-2019.
Ajo ka fituar ne ndeshjen e trete gjysmefinale ndaj Tiranes me rezultatin e paster 3-0 ne takimin e luajtur ne ndeshjen e luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.
Shkodranet kane fituar setin e pare me rezultatin 25-21 ndonese ata ishin ne disavantazh deri ne shifrat 6-12.
Edhe ne te dytin eshte Vllaznia ajo qe dominon dhe e fiton ate me rezultatin 25-20.
Ne te tretin ka nje rivalitet me te madh dhe barazimi arrihet disa here dhe ne fund ka qene 23-23. Me pas eshte Tirana qe shenon piken e 24-te por Qafarena barazon.
Me pas barazim 25-25, 26-26, 27-27 dhe 29-27 duke fituar krejt ndeshjen 3-0. Vllaznia kesisoj do te luaje te dielen ne finale me Parizanin.