Ka fituar Vllaznia ndaj Tiranes 1-0 por ajo nuk i ka mjaftuar per t’u kualifikuar per ne turin tjeter te Kupes. Pjesa e dyte nisi me te njejtin ritem per Vllaznine e cila nuk ka deshire te heqe dore kollaj nga kualifikimi. Ne minuten e 59-te vjen zevendesimi i pare per Vllaznine. Ne vend te Ribajt ne loje eshte Kalaja te cilit i kane mjaftuar vetem pak sekonda qe te shenoje golin e pare per Vllaznine.
Gol qe do te fuste ne loje shkodranet per te kerkuar edhe golin e dyte qe do ta çonte ndeshjen ne shtese. Edhe Ze Maria ka kryer zevendesime per te mbajtur skuadren perpara. Nderkohe tek Vllaznia vendos t’ i besoje disa minuta edhe sulmuesit te ri Pusi qe ze vendin e Likes. Me pas edhe Hajdari eshte ne loje por gol nuk ka. Perfundimisht 1-0 per Vllaznine por kjo fitore nuk i ka mjaftuar asaj.