Pas shume kohesh rikthehet te shenoje per Vllaznine. Shenuesi me i mire i saj ne sezonin e kaluar, Ardit Hoxhaj e ka derguar topin ne rrjeten e portes se Pogradecit vetem pak sekonda pas startit te ndeshjes se vlefshme per turin e dyte te Kupes se Shqiperise.

Sulmuesi vlonjat ndjehet mire per kete gje dhe ne nje prononcim per “Shkodra Sport” pas ndeshjes eshte shprehur: “E rendesishme eshte qe rikthehet goli pas nje periudhe te veshtire per mua.

Demtimi qe pata, me penalizoi dhe kur u riktheva sulmuesit e tjere qe jane ne skuader ishin ne forme te mire sportive dhe si rrjedhoje ishte e veshtire qe te kisha vend ne formacion.

Mendoj se ky gol i pare do te me ndihmoje edhe per te ardhmen. Kuptohet qe konkurrenca ne sulmin e Vllaznise sivjet eshte shume e madhe, por duhet te bej sa me mire ne stervitje, por edhe ne ndeshje kur te me jepet mundesia dhe te tregoj vlerat e mia me te mira”- ka thene nder te tjera Hoxhaj./SHKODRA-SPORT.COM/

Te plote, intervisten e ketij futbollisti mund ta ndiqni ne kanalin e “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: